Rovena Stefa – Kthehem Prapë Lyrics in Albanian

Kohen lashë pas
Edhe te ti po kthej
Në këtë qytet mes ëndrrash të të gjej
Çdo gjë e largët ngjan
Si në një oqean
Eshtë si një ëndërr në gjumë
 
Nga thellësitë kujtimet zgjohen shpejt
Edhe më kthejnë prapë në të parën jetë
Çdo vend që e shikoj nga një kujtim zbuloj
e ti më puth e ti më flet
 
Kush në kët’ botë s’ka humbur dashuri
nuk e di
sa i madh është ky mall
I madh si deti me valë
Në këtë qytet e huaj jam tani
Njerëz shoh por ti askund nuk je
Pa histori mbetëm ne
 
Do të kthehem prapë edhe shumë larg do të shkoj
Orë edhe netë pa ty do të jetoj
Ti dashuri e parë je hi edhe je zjarr
Eshtë e vështirë të të harroj
 

Leave a Comment